Trajneri i AF Elbasani, Nevil Dede, është i bindur se skuadra që ai drejton do të ngjitet në Superiore për sezonin e ardhshëm. Në një prononcim për faqen e klubit, Dede deklaroi se është i fokusuar te merkato, duke shtuar se pret vetëm goditje të mëdha. “Ende nuk e kam nisur punën. Momentalisht jam i fokusuar te merkato dhe jo te fusha. Po rikthehem në shtëpinë time! Janë 9 rinovime nga sezoni i kaluar dhe do të afrohen 5-6 elementë nga akademia pasi do t’i jepet rëndësi prodhimit të brendshëm. Baza e ekipit është formuar ndaj tani presim vetëm goditjet e mëdha Objektivat? Po e them përsëri. Ne do të shkojmë në Superiore.”, deklaroi Dede.



