
Pavarësisht se humbën ndaj Napolin, trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, deklaroi pas ndeshjes se është i lumtur për ndeshjen që tregoi skuadra e tij.
Allegri tha se ekipi bardhezi krijoi raste të shumta për shënim, ndryshe nga ndeshjet e kaluara ndaj Napolit.
Djemtë zhvilluan një ndeshje realisht të bukur, krijuan raste të shumta për gol në pjesën e parë. Pas shumë ndeshjeve me Napolin krijuam më shumë se ata. Këto janë shenja rritjeje. Mos të harrojmë që jemi ende të dytët në renditje.
Duhet të jemi të lumtur dhe të zemëruar, sepse mund të kishim sjellë në shtëpi një rezultat të rëndësishëm. Le të vazhdojmë kështu dhe të përgatitemi mirë për Atalantën.
Sa bukur ishte të shihje lojtarët duke ndihmuar njëri-tjetrin në momente vështirësie, më pëlqeu shumë. Më vjen keq për humbjen, sidomos tani që vështirësohet kalendari për objektivin Champions League.



