Kastrioti vazhdon me përforcimet, prezanton dy afrimet e radhës

Kastrioti vazhdon me përforcimet, prezanton dy afrimet e radhës

Kastrioti vazhdon me përforcimet dhe së fundmi ka prezantuar dy afrimet e radhës. Enes Isufi dhe Endri Reçi do të jenë pjesë e krutanëve në sezonin e ri.

Ka qenë vetë klubi i Kastriotit, që nëpërmjet një postimi të bërë në faqen zyrtare, njofton afrimin e dy mbrojtësve.

Isufi në të kaluarën ka qenë pjesë e Vllaznisë, Luftëtarit dhe Tomorit, ndërsa Reçi vjen nga Dinamo, me të cilët luajti në sezonin e fundit, ku arritën edhe ngjitjen në Superiore.

“Enes Isufi dhe Endri Reçi janë dy afrimet e radhës të Kastriotit. Të dy lojtarët, pas marrëveshjes së arritur me drejtuesit, janë prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit. Isufi vjen pas eksperiencave me Vllazninë, Luftëtarin dhe së fundmi Tomorin, ndërsa Reçi ka qenë për disa sezone pjesë e Dinamos. Kastrioti ju uron mirëseardhjen të dy lojtarëve dhe përfaqësim sa më dinjitoz me fanellën tonë.”, thuhet në njoftimin e Kastriotit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy