
Si asnjëherë më përpara Barcelona do të jetë e detyruar të aplikojë formula të sforcuara në merkato për arsye të problemeve ekonomike . Katalanasit po përjetojnë një risi në lidhje me pankinën por njëkohësisht po vuajnë rënien e fuqisë blerëse e cila parashikohet se do ti penalizojë për më tej .
Fokusi tek lojtarët që janë drejt përfundimit të kontratës me ekipet e tyre respektive të cilët mund të udhëtojnë drejt “ Camp Nout ‘’ me parametër zero janë shansi i vetëm për spanjollët për tu prezantuar ndryshe në fazën e dytë e sezonit ku do të kenë një detyrë të vështirë për tu konfrontuar me konkurrencën e ashpër në Primera Division dhe në Europa League .
Largimi i shpejtë nga Champions League pa dyshim do të mbetet një njollë në historinë shumëvjeçare të kuq e bluve të cilët në orët e fundit kanë përfshirë ndër objektivat e tyre Federico Bernardeschin . Transferimi i lojtarëve me parametër zero është një domosdoshmëri për ‘’ Los Cules ‘’ të cilët do të japin maksimumin për të bindur Juventusin për largimin e mesfushorit nga ‘’ Allianz Stadium ‘’ sepse në të kundërt kanë menduar ta tentojnë gjatë verës .
Fakti se konsiderohet plani B nga Massimiliano Allegri e ka hidhëruar shumë 27 vjeçarin , eksperienca e të cilit në Torino është shoqëruar edhe nga dëmtimet e njëpasnjëshme duke mos i dhënë shumë mundësi trainerit italian për ta aktivizuar . Në Katalunjë janë të sigurtë se Federico Bernardeschi do do ti vinte në ndihmë skuadrës së Xavi Hernandez për të treguar se kjo është vetëm një etapë e sikletshme dhe do të finalizohet shumë shpejt .
Duke iu referuar këtij fakti , drejtori sportiv Mateu Alemany po punon intensivisht për të arritur objektivat e vëna nga Joan Laporta me rikthimin në presidencën e ‘’ Blaugranëve ‘’ të cilët konsistojnë në afrimin e 4 ose 5 emrave që e kanë bindur ish mesfushorin se mund të kontribojnë për ringritjen e Barcelonës .
18 ndeshje pa shumë histori e kanë përforcuar idenë e Massimiliano Allegrit se ishi i Fiorentinës duhet të përgatitet për ti dhënë lamtumirën Torinos dhe duket se shpëtimi i tij do të jenë gjigandët e La Ligas .



