
Sot në 21.00 do të nisë java e 12-të e La Ligas me një përballje mjaft interesante ndërmjet Las Palmas dhe Atletico Madridit.
Ishullorët kanë bërë mirë deri në këtë moment dhe vinë pas fitores kundër Almerias dhe asaj në Kupën e Mbretit kundër Manacor 0-3, ndërsa ekipi i ‘’ Cholo ‘’ Simeones ‘’ bëri detyrën dhe mposhti Deportivo Alaves 2-1.
Kjo sfidë konsiderohet deçizive për kryeqytetasit për të vijuar me presionin ndaj Gironas dhe Real Madridit për kreun e renditjes.
Ndërsa për skuadrën nga Ishujt Kanarie do të jetë një provë për vijuar me performancat pozitive dhe pse jo të të afrohen me Europën.
E shtuna si gjithmonë do të jetë me katër sfida. Në 14.00 përballet Osasuna dhe Girona.
‘’ Los Rojiblancos ‘’ po zhvillojnë një sezon impresionues, të cilët vijojnë të dytët në klasifikim, të barazuar me pikë me Real Madridin.
Megjithatë, në ‘’ El Sadar ‘’ parashikohet një sfidë e luftuar, sidomos për faktin se skuadra nga Pamplona vjen pas humbjes kundër Real Betisit në transfertë, ndërsa ‘’ Los Rojiblancos ‘’ morën një tre piksh me shumë vlera kundër Celta Vigos dhe fituan ndaj San Roque de Lepe në Kupën e Mbretit.
Në 16.15 do të masin forcat në ‘’ Benito Villamarin ‘’ Real Betisi dhe Mallorca.
Skuadra e Manuel Pellegrinit vijon të jetë një rival i sikletshëm në La Liga dhe gjithashtu ka bërë mirë edhe në Europa League, kompeticion në të cilin pas tre sfidash renditen të parët në Grupin C dhe aktualisht renditen të 8-tët në tabelë.
Ndërsa Mallorca vijon të shfaqë probleme pasi është shumë afër zonës së ftohtë dhe vjen pas barazimit me Getafen dhe fitores kundër Boiros, e vlefshme për Kupën e Mbretit.
Në 18.30 Sevilla sfidon në ‘’ Bailaidos ‘’ Celta Vigon.
Andaluzët barazuan kundër Cadiz dhe hodhën një hap të suksesshëm në Kupë duke mposhtur 0-3 Quintanar , ndërsa bardhekaltërit humbën në transfertën e Gironas dhe fituan kundër Tureganos 0-4.
Të besuarit e Rafael Benitez po përjetojnë një moment delikat pasi janë të tretët nga fundi , ndërsa Sevilla është disa hapa përpara por ende në situatë të komplikuar.
E shtuna përfundon me Real Sociedad -Barcelona, në 21.00.
‘’ Los Cules ‘’ kanë humbur paksa terren në renditje , të cilët e humbën ‘’ Superclasicon ‘’ e javës së kaluar në ‘’ Camp Nou ‘’ dhe në këtë sfidë do të tentojnë të ribuzëqeshin dhe të evitojnë njëkohësisht shkeputjen nga Real Madridi dhe Girona.
‘’ Los Txiurdiurdines ‘’ gjithmonë i kanë vënë në vështirësi , edhe pse statistikat i kanë në disfavor.
Ekipi nga San Sebastian i ka humbur pesë sfidat e fundit kundër kuq e bluve, por deri më tani nxënësit e Imanol Alguacil kanë avancuar me sukses, në La Liga dhe në Champions League, kompeticion ku pas tre sfidash numërojnë dy fitore dhe një barazim dhe vijojnë të 5-tët në La Liga .
Në ‘’ Reale Arena ‘’ parashikohet një betejë e ashpër pasi Real Sociedadi vjen pas disa performancave pozitive , pavarësisht se në atë të fundit barazoi kundër Rayo Vallecanos dhe mposhti Bunol në Kupën e Mbretit.
E diela fillon me Alaves Almeria në 14.00, një duel mbijetese për arsye se Alaves renditet i 17-ti, shumë afër zonës së ftohtë , ndërsa ‘’ Los Rojiblancos ‘’ momentalisht janë të rënë në Segunda Division.
Zotët e shtëpisë vinë pas disfatës në ‘’ Wanda Metropoliano ‘’ , rezultat i njëjtë edhe për Almerian, e cila u mund nga Las Palmasi në shtëpi.
Almeria debutoi me triumf në Kupën e Mbretit , e cila mposhti Talavera Reinan, ndërsa ‘’ Los Babazorros ‘’ shpartalluan 0-10 Murcian në transfertë.
Në 16.15 sfidojnë njëra- tjetrën në ‘’ Mestalla ‘’ , Valencia dhe Granada.
‘’ Los Che ‘’ ishin shumë afër tre pikëve në ‘’ San Mames ‘’ javën e kaluar por Athletic Bilbao i surprizoi në fund duke marrë një barazim, ndërsa Granada u mposht nga Villareali duke e përkëqësuar situatën në renditje.
Nën drejtimin e Ruben Barajas, njëkohësisht ish mesfushorit të tyre, bardhezinjtë po zhvillojnë një sezon i cili meriton duartrokitje, ndërsa ‘’ Los Rojiblancos ‘’ vijojnë të parafundit.
Pas tyre zbresin në ‘’ La Ceramica ‘’ Villareali dhe Athletic Bilbao. ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ do të tentojë vijimin e fitoreve , pas asaj në ‘’ Los Carmenes ‘’, objektiv i njëjtë edhe për vaskët.
Nxënësit e Ernesto Valverdes debutuan me fitore në Kupën e Mbretit 1-2 kundër Rubi, ndërsa ekipi nga Castellon mposhti 0-5 Chiclanan. E diela përfundon me Real Madrid Rayo Vallecano .
Skuadra e Ancelottit po përjeton një moment të mrekullueshëm , në La Liga dhe Champions League.
Fitorja në ‘’ Superclasico ‘’ kundër Barcelonës ishte një demostrim se ‘’ Galaktikët ‘’ mbeten një rival për tu patur frikë, në çdo kompeticion.
Edhe në atë më prestigjozin në Europë , kryeqytetasit dominojnë në Grupin C me pikë të plota pas tre sfidave , ndërsa Rayo Vallecanon performancat e deritanishme e kanë shëndërruar në një kandidat potencial për të marrë pjesë sezonin vijues në Europë.
Skuadra e Franciscos barazoi kundër Real Sociedadit javën e shkuar por shpartalloi 0-6 Atletico Lugones në Kupën e Mbretit.
Java e 12-të përfundon të hënën me Getafe Cadiz.
‘’ Los Azulones ‘’ vinë pas pesë barazimeve rradhazi në kampionat por bënë detyrën në Kupën e Mbretit, të cilët mposhtën 0-12 Tardientan, ndërsa miqtë barazuan në shtëpi kundër Sevillas, dhe gjithashtu e fituan sfidën e parë por nga pika e 11-metershave kundër Badalonas.



