Pogba refuzon City-n

Pogba refuzon City-n

 Merkatoja e verës do të jetë tepër përcaktuese për të ardhmet e shumë lojtarëve .

Francezi Paul Pogba pritet të jetë një ndër  protagonistët e saj sepse vijon në radarët e disa klubeve të njohura.

Sinjalet e para mesfushori i ka dhënë dhe ka vendosur të refuzojë përsëri ‘’ The Citiziens ‘’ të cilët sipas ‘ The Athletic ‘ i kanë bërë një ofertë joshëse por ishi i Juventusit ka vendosur ta refuzojë.

Duke e parë situatën në këtë plan , Paris St Germain mbetet shumë i avantazhuar për 29 vjeçarin por edhe ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ka shanse reale për ta rikthyer në ‘’ Allianz Stadium ‘’.

Duhet kujtuar se kampioni i botës në fuqi mbetet ëndërra në sirtar e Florentino Perezit , president që do të ketë një tjetër mundësi në verë për ta transferuar përfundimisht në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ por madrilenët do të kenë një garë të ashpër me ‘’ Les Pariziens ‘’ për një ndër mesfushorët më të mirë të viteve të fundit.

 Pavarësisht se avantazhet dihen tashmë , çdo merkato ka prodhuar shumë surpriza dhe Paul Pogba kurrsesi nuk mund të jetë përjashtim .

S’duhet lënë pa nënvizuar se për Manchester  City-n është një tjetër goditje e rëndë pas eleminimit nga Champions League dhe i ngelet vetëm të bëjë përpara sepse koha kalon shpejt dhe në ‘ Etihad Stadium ‘ po punohet fort për të arritur çdo objektiv, me një trainer që e njeh shumë mirë suksesin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy