Kukësi ndalet në barazim nga Laçi, shkëputet Partizani

Kukësi ndalet në barazim nga Laçi, shkëputet Partizani

Kukësi nuk ka shkuar më shumë se barazimi në sfidën e parë të  vitit 2019 kundër Laçit, e cila u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.

Një hap fals për verilindorët në luftën për titullin kampion pasi distanca me Partizanin e vendit të parë shkonë në 5 pikë.

Ndërkohë, për kurbinasit e drejtuar nga trajneri Besnik Prenga kjo është një pikë e rëndësishme për objektivin e tyre që është pjesmarrja në Kupat e Europës.

Sfida e zhvilluar në stadiumin e Kamzës foli për ekipin e Armando Cungut të cilët e dominuan sfidën, por nuk arritën dot që të krijon rastet e duhura për të mposhtur portierin Selmani.

Me këtë pikë Kukësi mban vendin e dytë me 35-pikë të grumbulluara, ndërsa Laçi pozicionohet në vendin e katërt me31 pikë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy