
Insistimi i Al Ittihad për Mohamed Salah ka filluar ti shqetësojë drejtuesit e Liverpoolit , të cilët janë të ndërgjegjshëm për potencialin në aspektin ekonomik të ekipeve në Arabinë Saudite. Merkatoja verore e ka treguar qartazi me transferimet e bujshme duke ia shtuar ndjeshëm cilësinë kësaj lige. Flitet se oferta e arabëve do të jetë 100 milionë euro plus 50 bonus për egjiptianin por ndërkohë traineri Jurgen Klopp është shprehur se dëshiron qëndrimin e ishi-t të Romës në ‘’ Anfield Road ‘’. Gjithsesi sipas ‘ SkySport ‘ , drejtuesit e ‘’ The Redsave ‘’ po punojnë intensivisht për ti gjetur sa më shpejt një zëvëndësues dhe opsioni kryesor është Joao Felix . Por s’do të jetë aq e lehtë sepse për 23 vjeçarin është interesuar edhe Barcelona , fakt i cili përkthehet në një sfidë shumë emocionuese në kontinentin e vjetër për nxënësin e ‘’ Cholo ‘’ Simeones. S’duhet harruar se ‘’ Blaugranët ‘’ momentalisht po përjetojnë vështirësi në aspektin ekonomik dhe ndoshta e favorizojnë në njëfarë mënyre Liverpoolin për arritjen e akordit.



