Manchester United fiton FA Cup, triumf ndaj City-t në finale

Manchester United fiton FA Cup, triumf ndaj City-t në finale

Manchester United, është fitues i FA Cup, për sezonin 2023-2024. “Djajtë e kuq”, triumfuan në finale ndaj rivalëve të qytetit, Manchester City-t, me rezultatin 2-1.

Skuadra e Ten Hag, iu fal dy golave të shënuar në pjesën e parë, për të marrë trofeun.

Garnacho zhbllokoi rezultatin në minutën e 30-të, pas një gafe të Gvardiol, ndërsa talenti Mainoo, dyfishoi shifrat në minutën e 39-të.

 

Drupal Ad

 

 

 

 

Pjesa e dytë foli për Manchester City-n, që ngushtoi diferencat me një supergol të Doku në minutën e 87-të, por United e mbrojti mirë avantazhin deri në fund.

Sukses i rëndësishëm për Manchester United, që vjen pas një sezoni me vështirësi të mëdha. Ndërkohë City, duhet të kënaqet me titullin kampion, të fituar pak ditë më parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy