
Te Interi nuk mendojnë vetëm për afrime që do të bëjnë në skuadër, por edhe për rinovimet. Ditën e sotme klubi ziklatër ka njoftuar rinovimin e kontratës me dy lojtarë.
Mbrojtësit Danilo D’Ambrosio dhe Andrea Ranochia, kanë rinovuar me Interin edhe për një tjetër sezon. Drejtuesit mendojnë se dy mbrojtësit veteranë mund të ndihmojnë ende skuadrën që në sezonin e ri do të drejtohet nga Simone Inzaghi dhe për këtë arsye kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për një sezon tjetër.
Duket se vështirësitë ekonomike do të sjellin probleme te Interi, pasi Hakimi është shumë larg dhe drejtuesit po mendojnë për afrime me kosto të ulët, siç ishte edhe Hakan Calhanoglu, i cili u mor nga Milani falas, pasi i kishte përfunduar kontrata.



