Milan, gjen zëvëndësuesin e Theo Hernandez

Milan, gjen zëvëndësuesin e Theo Hernandez

 Largimi i Theo Hernandez në Arabinë Saudite ka lënë një boshllëk në krahun e majtë të mbrojtjes së Milanit.

 Drejtuesit menjëherë kanë filluar lëvizjet për ta mbushur boshllëkun, të cilët duket se e kanë gjetur zëvëndësuesin. 

Pervis Estupinan i Brighton shikohet një alternativë cilësore, i cili shquhet si një ndër më të mirët në Premier League, i përzgjedhur edhe tek Ekuadori nga Sebastian Beccacece. 

27 vjeçari numëron tre sezone me anglezët dhe në secilin prej tyre e ka përmirësuar rendimentin duke u shëndërruar në një titullar të padiskutueshëm në 11-shen e trainerit Fabian Hurzeler. 

Interesi i kuqezinjve mendohet se do të analizohet me shumë kujdes nga Pervis Estupinan por kjo marrëveshje s’do të jetë aspak e lehtë për tu arrirë për arsye të pretendimit të drejtuesve të bardhebluve. 

Momentalisht nuk flitet për shifra por objektivi i gjigandëve të Serisë A dhe shtatë herë fituesve të Champions Leagues është transferimi i lojtarit amerikano-jugor në të famshmin ‘’ San Siro ‘’. 

Oferta sigurisht duhet të jetë bindëse dhe e ardhmja e ishi-t të Villarealit, Mallorcas dhe Osasunas ndër të tjerë mund të ndryshojë gjatë kësaj periudhe.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy