Ndryshime te Kukësi/ Largohet Çela dhe zyrtarizohet trajneri i ri

Ndryshime te Kukësi/ Largohet Çela dhe zyrtarizohet trajneri i ri

Humbja e fundit me Teutën në kampionat, ka sjellë ndryshime në stafin teknik te skuadra e Kukësit.

Trajneri Emiljano Çela ka dhënë dorëheqjen, që u pranua nga drejtuesit. Këta të fundit nuk humbën kohë dhe zgjodhën menjëherë trajnerin e ri.

Drejtimi i skuadrës verilindore, i është besuar trajnerit Bledar Devolli. 46-vjeçari e njeh mirë kampionatin, pasi më parë ai ka drejtuar Dinamon, Luftëtarin, Kastriotin dhe Kamzën, ndërsa ka qenë edhe trajner i Drenicës në Superligën e Kosovës.

Devolli debuton në pankinën e Kukësit më 20 shkurt (të martën), në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës kundër Partizanit në shtëpi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy