Parisi : ‘’ Po ‘’ klauzolës së Rafael Leaos

Parisi : ‘’ Po ‘’ klauzolës së Rafael Leaos

Klauzola e prishjes së kontratës me Milanin prej 150 milionë eurosh duket që tanimë ka marrë një përgjigjen e një pretendenti .

Portugezi është pa dyshim një ndër më të mirët e Stefano Piolit dhe sipas ‘ Media Foot ‘ Nasser Al Khelaifi ka pranuar të paguajë këtë shifër bombastike për ta transferuar yllin e sulmit në ‘’ Parque de Prince ‘’.

Bashkë me Kylian Mbappen dhe Erling Haaland , 23 vjeçari konsiderohet një ndër lojtarët me të ardhme premtuese dhe drejtori sportiv Luis Campos ka filluar punën për arritjen e kësaj marrëveshje.

Megjithatë edhe pse e kanë hedhur hapin të parët , parizienët  do të sfidohen nga Real Madridi , Manchester United dhe Chelsea për ishi-n e Sporting Lisbonës i cili e meriton interesin e klubeve më gjigandë të Europës.

Sigurisht kjo risi në njëfarë mënyre shkakton një keqardhje tek drejtuesit e ‘’ Djallit ‘’ pasi me Rafael Leaon në ekip arritën të ulnin nga froni rivalët e Interit dhe pak e nga pak po e rifitojnë terrenin e humbur ndër vite në lidhje me fitimin e trofeve të rëndësishëm . 

Paris St Germain nuk është ndalur në asnjë merkato duke i tejkaluar limitet madje me transferimin e lojtarëve më të mirë në qarkullim dhe lufton fort në çdo sezon për t’ia shtuar trofeun e Champions Leagues një herë e mirë vitrinës së mbushur me të tillë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy