Arsenal vihet në ndjekje të Trossard

Arsenal vihet në ndjekje të Trossard

Dështimi për transferimin e Myhailo Mydruk i cili vendosi për Chelsean , i ka rikthyer edhe më të fortë drejtuesit e Arsenalit , tashmë të fokusuar tek mesfushori i Brightonit Leandro Trossard.

Sipas Fabrizio Romanos, belgu preferohet nga Mikel Arteta për zëvëndësimin e brazilianit Gabriel Jesus, sulmues  që do të qëndrojë për disa javë jashtë fushave. ‘’ Topchinjtë ‘’ po përjetojnë një moment tejet pozitiv dhe vijojnë të jenë liderët e Premier Leagues me shumë meritë , pas 18 javëve të zhvilluara.

Me këtë ritëm do të jetë e vështirë që rivalët të tentojnë ndonjë surprizë gjatë fazës së dytë dhe kjo arsye sigurisht i bën edhe më të vëmëndshëm ‘’ The Gunners ‘’ edhe gjatë merkatos.

Për 28 vjeçarin një kalim në ‘’ Emirates ‘’ do të ishte një sukses shumë i madh , sidomos nëse kihet parasysh situata e Arsenalit , ekip që pretendon ti shtojë titullin e 14-të vitrinës.

Gjatë një interviste traineri i anglezëve Roberto De Zerbi ka lënë gjithçka të hapur pasi drejtuesit e Brightonit synojnë të fuqizojnë arkat me shitjen e ishi-t të Genkut, lojtar që mund të shëndërrohet në një ndër transferimet  më të bujshme në Angli në këtë merkato janari.

Ja vlen për tu përmendur se Arsenali prej shumë vitesh nuk e fiton kampionatin , titull të cilin për herë të fundit e shijoi në sezonin 2003-2004.

Kaq shumë kohë pritje tregojnë se në Angli rivaliteti sa vjen edhe bëhet më i ashpër dhe në ditët e mbetura drejtuesit duhet të japin maksimumin për ti krijuar qetësinë e duhur trainerit spanjoll, strategjia e të cilit ka rezultuar efikase deri në këtë moment.

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy