
Duke qenë se merkatoja e janarit është shumë afër, parashikohet se Manchester City do të jetë një ndër protagonistët e saj.
‘’ Qytetarët ‘’ po përjetojnë një moment të vështirë për sa i përket performancave dhe traineri Pep Guardiola ka filluar ti bëjë llogaritë për pjesën e dytë të sezonit.
Spanjolli do të ndërhyjë në mesfushë për arsye se ky repart nuk e ka bindur aq sa duhet. Martin Zubimendi vijon të jetë pjesë e listës së ishi-t të Barcelonës, një lojtar stabël tek Real Sociedadi, i rëndësishëm gjithashtu edhe tek Spanja e Luis de la Fuentes.

25 vjeçari refuzoi disa oferta gjatë merkatos së verës, përfshirë edhe një të Liverpoolit, ç’ka do të thotë se bardhekatërit janë në avantazh në lidhje me transferimin në ‘’ Etihad ‘’.
Klauzola për prishjen e kontratës prej 52 milionë eurosh nuk përbën asnjë problem për xhepat e presidentit Khaldoon Al Mubarak, i cili vijon të investojë fuqimisht për Manchester City-n.
Sigurisht paraqitjet si me ekipin nga San Sebastian ashtu edhe me kampionen e Europës e kanë bindur Pep Guardiolan, një ndër trainerët më të mirë në botë.
Eshtë sezoni i shtatë i Martin Zubimendit në ‘’ Reale Arena ‘’, i cili e ka konsoliduar vendin e një titullari të padiskutueshëm, tek një kockë e fortë në La Liga.



