Humbja ndaj Flamurtarit, Mërgjyshi: Kemi treguar se jemi rivalë të denjë për pretendentët

Humbja ndaj Flamurtarit, Mërgjyshi: Kemi treguar se jemi rivalë të denjë për pretendentët

Trajneri i Vorës, Artan Mërgjyshi, foli për MCN TV, pas humbjes që skuadra e tij regjistroi ndaj Flamurtarit.

Mërgjyshi deklaroi se skuadra e tij ka treguar se është rivale e denjë me skuadrat pretendente për Superioren.

Tekniku i Vorës, deklaroi se ndeshja ishte e barabartë dhe kartoni i kuq, solli vështirësi për skuadrën e tij.

Këto janë kapriçot e shortit. Në dy transfertat e para, kemi luajtur me pretendentët kryesorë. Në këto dy ndeshje, pavarësisht rezultatit, mund të themi se jemi edhe ne rivalë të denjë me këta kundërshtarë, megjithëse rezultati nuk ishte në favorin tonë.

Sot episodet nuk ishin në favorin tonë. Ishte një lojë e barabartë. Në një kundërsulm mbetëm 10 lojtarë dhe kundërshtari e menaxhoi mirë këtë. Ne ndryshuam në pjesën e dytë. U munduam të qëndrojmë në lojë, sepse ishim në disavantazh dhe me një lojtar më pak. Ishte një gjykim i mirë edhe sot, por disa faulle që mund të duken parëndësi, nuk ishin në favorin tonë.

Ishim në vështirësi në disa momente. Me kualitetet që ka kundërshtari, do na vinte në vështirësi me një lojtar më shumë. Edhe ne treguam aftësitë tona dhe e vumë në vështirësi kundërshtarin.

Ne i kishim lexuar pikat e forta të Flamurtarit. Duhet të ishim më të qetë, për të luajtur ne më shumë me topin. E vuajtëm pak presingun e kundërshtarit në fillim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy