
Kualifikimi në Champions League pas shumë sezonesh ka shkaktuar shumë entuziazëm tek drejtuesit e Newcastles , për të cilët merkatoja e verës do të jetë shumë e rëndësishme.
‘’ Las Urracas ‘’ do të performojnë në disa kompeticione dhe ky fakt evidenton se nuk do ta kenë të lehtë, sidomos duke patur parasysh se mungojnë prej shumë vitesh.
Florian Wirtz është bërë pjesë e projektit të bardhezinjve, kryefjala e të cilit lidhet me fitimin e titujve në të ardhmen.
21 vjeçari ka mahnitur në rradhët e Bayer Leverkusenit, ekip i cili arriti deri në gjysëmfinalet e Europa Leagues në sezonin aktual.
Por për ekipin më të pasur në botë s’do të jetë edhe aq e lehtë , pavarësisht se ky fakt i krijon një llok sigurie në lidhje me arritjen e objektivave gjatë kësaj periudhe.
Kontrata e gjermanit me ‘ Aspirinat ‘ skadon në 30 qershorin e 2027-tës, lojtar për të cilin do të zhvillohet edhe ‘ Superclasico ‘ e Spanjës ndërmjet Realit dhe Barcelonës
Ja vlen për tu theksuar se Newcastle do të jetë sigurisht një kërcënim për çdo rival, ekip që është kthyer edhe më i fortë nga disfatat e të kaluarës.



