Rudiger refuzon Manchester United

Rudiger refuzon Manchester United

Mbrojtësi Antonio Rudiger vijon të jetë një ndër më premtuesit në pozicionin ku aktivizohet dhe të mëdhatë nuk ia kanë ndarë sytë për asnjë moment.

Pas Real Madridit  është Manchester United ekipi që ka kërkuar shërbimet e 29 vjeçarit por ‘’ The Red Devilsat ‘’ janë zhgënjyer menjëherë sepse ylli i Chelseat i është përgjigjur me jo interesit të anglezëve.

Lojtari nga Berlini po i afrohet fundit të kontratës me ‘’ Blutë e Londrës ‘’ e cila ekzaktësisht përfundon në 30 qershor dhe sipas ‘ Manchester Evening News ‘ përgjigjja e Antonio Rudiger mund të vetëkuptohet për arsye se 20 herë kampionët e Premier Leagues vijojnë në vendnumëro për arsye se Ralf Rangnick ka shkaktuar një katastrofë në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ e cila do të tentohet të superohet me hollandezin Erik Ten Hag.

Dalja e Manchester United nga skena i jep shanse Real Madridit dhe Bayern Munchen për tu përforcuar me ishi-n e Stuttgartit duke qenë se në ‘’ Stamford Bridge ‘’ e ardhmja është vënë seriozisht në pikpyetje sidomos pas ngjarjeve të fundit në të cilat janë përfshirë kryeqytetasit.

 Mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë në merkaton e verës që do të jetë një periudhë shumë e rëndësishme për shumë lojtarë dhe ekipe të njohur që do ta nisin sezonin e ardhshëm me objektivin e fitimit të sa më shumë trofeve .

Në rastin konkret , Manchester United e ka nisur revolucionin por kështu si ka vijuar, skepticizmi po fiton protagonizëm absolut në këtë histori , për një ndër klubet më të famshëm të botës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy