Mehmeti gati për debutimin: Lojtarët duhet ta kuptojnë se çfarë ngjyrash përfaqësojnë

Mehmeti gati për debutimin: Lojtarët duhet ta kuptojnë se çfarë ngjyrash përfaqësojnë

Dritan Mehmeti do të debutojë ditën e nesërme si trajner i Partizanit, teksa këtë do e bëjë në ndeshjen ndaj Egnatias. Mehmeti ka dalë para mediave, ku ka folur pikërisht për ndeshjen e nesërme.

Ai tha se lojtarët duhet të dinë peshën e fanellës që mbajnë veshur, ndërsa shtoi se merkato për të kuqtë nuk është mbyllur ende.

"Jam trajner i familjes së kuqe dhe e njoh ambientin, e kam më të thjeshtë të injektoj idetë e mia. E njoh filozofinë dhe kemi ndryshuar diçka. Është e rëndësishme që skuadra të arrijë objektivin, duhet t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Kemi ndryshuar sa i përket mentalitetit dhe entuziazmit. E rëndësishme është të ndryshojmë edhe marrëdhënien me tifozët dhe të dalim nga kjo situatë të gjithë bashkë.

Partizani duhet të futet te filozofia e saj dhe lojtarët duhet ta kuptojnë se çfarë ngjyrash përfaqësojnë. Është e rëndësishme që çdo lojtar ta meritojë këtë fanellë. Egnatian e vlerësojmë në maksimum, të gjithë meritojnë respekt. Por, ne jemi Partizani dhe shkojmë për të marrë më të mirën.

Kam punuar për entuziazmin dhe sistemin e lojës se është një kohë e shkurtër dhe mundohemi të marrim maksimumin. E rëndësishme është edhe mentaliteti, dhe të jemi të vetëdijshëm për situatën.

Partizani duhet të jetë i përqendruar te ndeshja e radhës dhe duhet të jemi të përgjegjshëm që të respektojmë kundërshtarin por të bëjmë më mirë se ta. Sa i përket merkatos ne punojmë në staf, jam në kontakt me drejtorin. Kemi bërë një analizë të hollësishme për ecurinë dhe kemi nxjerrë konkluzione dhe po marrim masa që të bëjmë më të mirën për klubin pasi në janar është e vështirë të godasësh. Nuk mund të flasim për emra konkretë dhe kemi nevojë në disa pozicione dhe po punojmë të marrim lojtarët që na duhen.

Ne nuk fokusohemi te emrat, nuk flas me emra konkretë. Kur të ketë zyrtarizime, atëherë do të jemi më korrektë në këtë pjesë. Për efekt të merkatos nuk mund të jetë nesër Kallaku, ka cilësitë e duhura dhe Partizani ka nevojë për të. Por, Partizani nuk e ka bazuar lojën te një lojtar, por te forca e grupit. Të gjithë janë të rëndësishëm dhe do të bëjnë mirë”, u shpreh Mehmeti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy