Milani, gjen mesfushor tek Olympiakos

Milani, gjen mesfushor tek Olympiakos

 Në merkatot vijuese parashikohet që Milani të jetë një ndër protagonistët, kryesisht në Serinë A.

Kuqezinjtë janë një ekip me traditë, një ndër më të suksesshmit në të shkuarën dhe kjo histori po tentohet të përsëritet.

Drejtuesit dhe traineri Massimilliano Allegri kanë filluar përpjekjet për të transferuar lojtarë cilësorë në ‘’ San Siro ‘’ dhe në listën e tyre është përfshirë Christos Mouzatikis.

18 vjeçari po lë gjurmë tek Olympiakos dhe pretendohet edhe nga dy gjigandët portugezë Porto dhe Benfika.

 Pjekuria e treguar, profesionalizmi dhe rendimenti në çdo sfidë e ka shëndërruar në një prioritet për ‘’ Djallin ‘’.

 Prej shumë vitesh tashmë në Greqi nuk spikaste një talent me këto cilësi dhe interesi i ish fituesve të Champions Leagues ia arrit edhe më tepër vlerat. 

Sipas ekspertëve Christos Muzatikis e pret një e ardhme e ndritur, ndoshta tek një ekip elite në kontinentin e vjetër. 

Milani nuk do ta ketë të lehtë sepse nuk përjashtohet hyrja e ndonjë pretendenti tjetër në garë pasi flitet për një element i cili premton shumë. 

Ndërkohë presidenti i Olympiakos po përgatitet në njëfarë mënyre, i cili ka përcaktuar minimalisht 20 milionë euro për nxënësin e Jose Luis Mendilibar, tejet efikas gjatë sfidave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy