
Jasir Asani është larguar nga hungarezët e Kisvarda. Kanë qenë këta të fundit që kanë njoftuar shitjen e sulmuesit në Korenë e Jugut.
Asani është bërë pjesë e skuadrës Gwangju. Ish-lojtari i Partizanit, priste ftesë nga Kombëtarja shqiptare, pas paraqitjeve të shkëlqyera në Hungari, por ky transferim në Korenë e Jugut, e bën më të vështirë një grumbullim.
Detajet e transferimit të Jasir Asanit në Azi, nuk janë bërë ende të ditura.



