Zidane mundësi për Juventusin

Zidane mundësi për Juventusin

 Humbja e Juventusit në fundjavë kundër Veronës i ka shtuar kritikat në drejtim të  Massimiliano Allegrit .

Pavarësisht se kjo ndeshje në një farë mënyre mund të justifikohet me faktin se ‘’ Zonja e Vjetër  “ i ruajti energjitë për sfidën kundër Zenitit në Champions League të fituar 4-2 , drejtuesit e torinezëve  kanë menduar për Zinedine Zidane .  ‘’ Zizou ‘’ është i lirë pas largimit nga Real Madridi në sezonin e kaluar dhe prej kohësh ndiqet edhe nga Manchester United dhe është një mundësi edhe për Francën  .

49 vjeçari ia ka prerë shpresat Newcastle United duke refuzuar ofertën e sheikut Bin Salman sepse e ka nënvizuar me kohë se kërkon të rimarrë në dorë fatet e një ekipi të njohur.

 Nëse ka ndonjë trainer që e njeh shumë mirë këtë ekip është pikërisht francezi për arsye të së kaluarës ku shkëlqeu me bardhezinjtë .  Fakti se nuk i ka dhënë përgjigje konkrete ‘’ The Red Devilsave ‘’ dhe ka refuzuar menjëherë ‘’ Las Urracas ‘’  nënkupton  se Zinedine Zidane mund të drejtojë Juventusin ose kampionët në fuqi të botës me të cilët fitoi Botërorin e   1998-tës .

Ecuria e deritanishme e juventinëve lë vend për skepticizëm sepse janë shumë larg atyre paraqitjeve të sezoneve të kaluara ku u shëndërruan në rekordmenë të Scudettos me 9 trofe rradhazi dhe ishi i Real Madridit mbetet një opsion ideal për pankinën . Nëse kthehemi në retrospektivë,  Zinedine Zidane ka shkëlqyer si lojtar dhe trainer tek Real Madridi duke i bërë ‘’ Galaktikët ‘’ të fitojnë  dy La Liga , dy Superkupa Spanje  , tre Champions League ,  dy Superkupa Europe dhe 2 Botërorë klubesh .

Suksese  të tilla zor se mund të përsëriten në kohët e sotme  por futbolli i ka rikompensuar sakrificat dhe energjinë e vënë në dispozicion të Zinedine Zidane me pozicionimin ndër trainerët më të mirë në glob .

Patjetër që kjo histori pritet të marrë më shumë rëndësi me kalimin e ditëve dhe nëse do të përfundojë me sukses do të konsiderohej një ndër bombat e merkatos vijuese .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy