
Eleminimi nga faza e grupeve të Champions Leagues për të dytin sezon rradhazi e ka përkeqësuar imazhin e Xavi Hernandezit në stolin e Barcelonës.
Kjo situatë konsiderohet se ka kaluar çdo limit dhe tanimë ka filluar ferkimi i duarve për ta evituar njëherë e mirë.
200 milionë eurot e investuara në merkaton verore nuk i kanë ndihmuar katalanasit dhe përgjegjësia bie mbi ish mesfushorin e mirënjohur.
Tanimë në ‘’ Camp Nou ‘’ kanë filluar të qarkullojnë emrat të cilët mendohen si zgjidhja e kësaj situate emergjente dhe sipas gazetarit Jota Jordi , përfaqësues i të famshmes vendase ‘’ Chiringuito de Jugones “ katalanasit kanë risjellë në vëmëndje emrin e Luis Enriques , i cili i drejtoi në të kaluarën për tre sezone.
Jo vetëm traineri aktual i ‘’ La Furia Rojas ‘’ por edhe Thomas Tuchel shikohet si një opsion për të marrë në dorë fatet e ‘’ Blaugranëve ‘’, me të cilin tashmë drejtuesit kanë filluar kontaktet për të parë se deri ku mund të arrijnë negociatat.
Tashmë etapa e ish kampionit të Europës dhe botës me Spanjën ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme , tek një Barcelonë e cila pretendon rikuperimin e vlerave të humbura dhe pse jo të rikthehet në atë ekipin e frikshëm që drejtohej nga i famshmi Pep Guardiola.
Si gjermani ashtu edhe Luis Enrique i kanë dhënë rezultatet në të kaluarën me fitimin e disa trofeve të rëndësishëm dhe kjo Barcelonë pikërisht ka nevojë për një figurë bindëse , së pari për të evituar disfata të kësaj natyre dhe gjithashtu për të akumuluar sa më shumë trofe në të ardhmen .
Ngushëllimi i vetëm për ‘’ Blaugranët ‘’ është vijimi në Europë, pikërisht në Europa League , kompeticion shumë i vështirë por impenjimi i tyre sigurisht do të jetë maksimal.



