Milani bën afrimin e dytë në merkato, mesfushori belg zbarkon në Itali

Milani bën afrimin e dytë në merkato, mesfushori belg zbarkon në Itali

Pas Divock Origi, Milani bën edhe afrimin e dytë në merkato. Bëhet fjalë për mesfushorin belg, Charles De Ketelaere.

Ky i fundit ka mbërritur në Milano, ku do i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën me kuqezinjtë, për t’u vendosur më pas në urdhrat e trajnerit Pioli.

Milani ka arritur marrëveshjen me Club Brugge për shifrën e 32 milionë eurove, plus 3 milionë euro të tjera në formën e bonuseve. Në orët e ardhshme, pritet edhe zyrtarizimi i fantazistit 21-vjeçar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy