Joshua Zirkzee është zyrtarisht një lojtar i Manchester United. Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi anglez, që ka bërë të ditur firmën me sulmuesin.
Holandezi transferohet nga Bologna, aty ku shkëlqeu në sezonin e fundit. Zirkzee i kushtoi 42 milionë euro arkave të United, ndërsa ka firmosur kontratë 5-vjeçare.

Gjatë karrierës së tij, përveçse me Bologna-n, Zirkzee ka luajtur për klube të tilla si Bayern, Parma dhe Anderlecht.



