Bayern Munich ka bërtë ofertën e parë për sulmuesin anglez, Harry Kane. Sipas raportimeve të fundit nga mediat britanike, thuhet se bavarezët kanë ofruar 70 milionë euro për të siguruara shërbimet e lojtarit. Megjithatë kjo ofertë është refuzuar nga drejtuesit e Tottenham. Kane ka edhe një vit kontratë me “Spurs”, ndërsa interes për të ka shfaqur edhe Manchester United. Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel e do me çdo kusht në skuadër, por nuk dihet ende nëse gjermanët do të paraqesin një ofertë të re, apo do të mbeten te 70 milionë euro.



