Redon Dragoshi nuk është më lojtar i Vllaznisë. Klubi shkodran ka njoftuar këtë të enjet, largimin e mbrojtësit të djathtë.
Futbollisti u bashkua me shkodranët në verë pas largimit nga Kukësi, por aventura me kuqeblutë ka zgjatur pak.
NJOFTIMI I VLLAZNISË:
Vllaznia njofton mbylljen me mirëkuptim të marrëveshjes me futbollistin Redon Dragoshi. Klubi e falënderon lojtarin për kontributin e dhënë për skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierën në vazhdim!



