Mbrojtësi Besart Krivanjeva, ishte një nga lojtarët e larguar nga skuadra e Egnatias në këtë merkato vere.
Megjithatë futbollisti 26-vjeçar nuk ka humbur kohë për të gjetur skuadrën e re. Ditën e sotme, Krivanjeva është prezantuar te Gjilani, në kampionatin kosovar.
Shkupjani do të gjejë përsëri trajnerin Zekerija Ramadani, me të cilin në sezonin e fundit punoi edhe tek Egnatia.
Krivanjeva ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me Gjilanin, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon.



