Havertz: Tuchel u shkarkua pa arsye, pritej kjo situatë te Chelsea

Havertz: Tuchel u shkarkua pa arsye, pritej kjo situatë te Chelsea

Chelsea po kalon një nga sezonet më të vështira të viteve të fundit, teksa janë eliminuar nga kompeticionet e rëndësishme dhe në kampionat mbajnë vendin e 12-të me 39 pikë.

Për këtë situatë të londinezëve, ka folur edhe lojtari Kay Havertz. Futbollisti gjerman kaloi fajin te drejtuesit, duke thënë se trajneri Thomas Tuchel u shkarkua pa arsye dhe pas atij vendimi dihej që kjo situatë do të vinte për skuadrën.

Gjithçka që mund të kishte shkuar keq, ka shkuar keq. Sezoni filloi relativisht mirë. Pastaj Thomas Tuchel u shkarkua dhe kjo padyshim që bën diferencën në një ekip si ky. Kur fiton me një trajner dhe më pas ai shkarkohet pa asnjë arsye, dihet që gjërat nuk shkojnë mirë.

Aktualisht, Chelsea drejtohet nga Lampard, i cili e ka nisur shumë keq, me rezultate negative dhe ka kontratë deri në fund të sezonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy