
Duke qenë se Robert Lewandowskit si mbeten edhe shumë vite në futbollin e luajtur, vijojnë tratativat e drejtuesve të Barcelonës për të gjetur një zëvëndësues të denjë.
Shumë emra së fundmi kanë qarkulluar në zyrat e ‘’ Camp Nou ‘’ dhe listës po i shtohen disa të tjerë me kalimin e kohës.
Ai i Jean- Philippe Mateta po e bind drejtorin sportiv Deco, ish mesfushor i katalanasve.
Francezi po zhvillon një sezon shumë të mirë tek Crystal Palace, tejet i rrezikshëm në metrat e fundit dhe efikas në finalizim.

Edhe pse kontrata me londinezët i përfundon në 2026-tën, parashikohet se nuk do të ketë probleme në arritjen e një marrëveshjeje, por duhet theksuar se kuq e blutë po bëjnë një analizë të detajuar në këtë aspekt.
Duhet shtuar se ish kampionët e Champions Leagues dhe La Ligas vijojnë të kenë probleme për sa i përket anës ekonomike por gjithsesi ndërhyrjet në merkato janë të domosdoshme.
Francezi tashmë është një referent në skuadrën e Oliver Glasnerit, i cili e ka shpërblyer besimin e trainerit austriak me 13 gola dhe 2 asiste në 28 sfidat e sezonit aktual.



