Klubi i Kukësit, ka prezantuar afrimin e radhës në skuadër. Verilindorët kanë firmosur me mesfushorin serb, Mirza Delimedjac.
23-vjeçari ka nënshkruar kontratën me Kukësin, që do e mbajë të lidhur me këtë skuadër, për një vit e gjysmë.
Delimedjac vjen te Kukësi nga kampionati bullgar ku sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së Septemvri Sofia. Në të shkuarën ka qenë pjesë e Josanicës, Tampines Rovers dhe Novi Pazar.



