Interi interes për Diakhaby

Interi interes për Diakhaby

Kalimi nga Lyoni tek Valencia ishte nisja e një rruge drejt suksesit për mbrojtësin Moutcar Diakhaby.

Francezi aktivizohet prej pesë sezonesh me bardhezinjtë , periudhë e mjaftueshme për të rritur nivelin dhe pas një fillimi jo të mirë me Gennaro Gatusson në stol , 25 vjeçari ka fituar besim dhe është shëndërruar në një referent në prapavijë.

Në sajë të këtij fakti , lajmet e mira për Motcar Diakhaby-n janë shfaqur shumë shpejt sepse Interi është një pretendent për të marrë shërbimet e këtij lojtari. 

Në verën e 2018-tës spanjollët shpenzuan 15 milionë euro, operacion i cili ka rezultuar i goditur në shenjë sepse që nga ajo kohë numëron 140 sfida në total , 6 gola dhe 4 asiste.

Zikaltërit konsiderohen një destinacion preferencial për shumë lojtarë sepse shquhen një rival shumë i ashpër në Itali dhe në Europë por gjithsesi duhet nënvizuar se Valencia ka filluar një kapitull të ri me ish kampionin e botës në pankinë i cili fitoi gjithçka me Milanin në të kaluarën si futbollist dhe shquhet për fanatizmin ndaj lojtarëve dhe pasionin e pakufijshëm për sportin më të ndjekur në botë.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy