Dede: Nuk mund të flitet për presion për ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe

Dede: Nuk mund të flitet për presion për ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe

Duke folur për dy ndeshjet e radhës të Kombëtares shqiptare, trajneri Nevil Dede, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se nuk mund të diskutohet për presion ndaj rivalëve si Moldavia apo Ishujt Faroe. Sipas tij, është përgjegjësia e trajnerit Sylvinho, për të menaxhuar situatën. Dede tha se në rast se nuk menaxhohet presioni me këta dy kundërshtarë, me cilin ekip tjetër mund të menaxhohet?! “Kemi përballë kundërshtarë më të dobët se ne. Mënyra si do e menaxhojë, është trajneri. Nuk është nevoja të përmendim që trajneri është nën presion. Në momentin që ka firmosur kontratën, detyrimi është të fitojë për arritjen e objektivit. Ndryshe nuk do të ishte ai aty, por një tjetër. Sylvinho duhet të transmetojë vetëm qetësi, siguri dhe të krijojë një ekuilibër midis vetes dhe tifozëve që duan pikët. Statusi që ai ka, latinët janë më alegro dhe të transmetojnë entuziazëm. Prandaj është aty, që të menaxhojë këto situata. Nëse nuk menaxhon tension apo presion me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, me kë do i menaxhojë atëherë?!”, deklaroi Dede.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy