
Përpjekjet e drejtuesve të Barcelonës referuar merkatos së verës vijojnë duke qenë se domosdoshmërisht duhen përforcuar disa reparte.
Kryesisht ofensiva do të marrë më tepër vëmëndje gjatë kësaj periudhe, shumë e rëndësishme për fatet e ‘’ Blaugranëve ‘’.
Traineri Hansi Flick po analizon çdo hap me detaje, në bashkpunim me kreun e presidencës Joan Laporta.
Nick Woltemade i Newcastle United është bërë pjesë e projektit ambicioz, me kryefjalë fitimin e titujve.
Gjermani ka treguar potencialin në metrat e fundit, i cili deri më tani ka kontribuar me 9 gola dhe 3 asiste në 32 sfida.
Në sezonin e parë me klubin më të pasur në botë aktualisht nxënësi i Eddie Howe ka dhënë për të kuptuar se mund të bëjë diferencën në ofensivë, i favorizuar nga shtatlartësia, potenca dhe gjithashtu efektiviteti në finalizim.
Ish traineri i Bayern Munchenit i njeh në perfeksion cilësitë e Nick Woltemade për të cilin mendon se mund të adaptohet pa shumë probleme në 11-she. Karakteristikat e lojës së tij sigurisht japin një lloj garancie për vijimësinë dhe natyrisht interesi i ‘’ Los Cules ‘’ përbën një sukses dhe një sfidë më vete për ishi-n e Werder Bremen.
Për më tepër nëse vendos të transferohet në ‘’ Camp Nou ‘’ do të konsiderohej fillimi i një eksperience ndryshe, por në një ndër kampionatet më të bukur të Europës siç është La Liga.
Mbetet për tu parë se si do të veprojnë gjigandët e Spanjës dhe jo vetëm gjatë merkatos vijuese të cilët medoemos duhet të firmosin me një sulmues cilësor.



