
Optimizmi i Barcelonës në lidhje me merkaton asnjëherë s’ka munguar . Katalanasit pas humbjes se luftës për Georiginio Wijnaldum i cili vendosi per Paris St Germain janë kthyer edhe më të fortë në tratativat vijuese . Opsioni më i vlefshëm momentalisht për spanjollët është Memphis Depay , për të cilin Ronald Koeman gëzon shumë respekt dhe i njeh me detaje cilësitë sepse kanë bashkjetuar në të kaluarën tek Hollanda . Interesi i Barcelonës i jep një tjetër ngjyrë karrierës se 27 vjeçarit dhe pozicionohet si kandidatja numër një për ta transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’ por duke i ditur cilësitë e hollandezit Juventusi pretendon që të garojë fuqishëm për ta fituar këtë garë .
Qëndrimi i Ronald Koeman në Katalunjë thekson një plus në funksion të këtij operacioni sepse 58 vjeçari ndoshta mund t’ia ndërrojë mendjen për tu bërë pjesë e planeve të tij duke filluar që nga sezoni i ardhshëm . Në këtë garë edhe pse është vështirësuar me hyrjen në luftë të ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ tek Barcelona besohet fort se do të veshë ngjyrat kuq e blu për të kontribuar në revolucionin e planifikuar nga drejtuesit e spanjollëve të cilët duan të mos e stërzgjasin rifitimin e vlerave të humbura përgjatë viteve të fundit . Sipas zërave që kanë qarkulluar në kampin katalanas pritet që zyrtarizimi i këtij operacioni ta ketë hapin e fundit në ditët vijuese për të cilin është përgatitur një kontratë tre vjeçare ku Memphis Depay do të përfitojë të njëjtën rrogë si tek Lyoni por me një kualitet krejtësisht ndryshe në krahasim me ‘’ Los Gones ‘’.
Si duket humbja e luftës në minutat e fundit me Paris St Germain për Georginio Wijnaldum do të kompensohet me një lojtar të kalibrit , statistikat e të cilit nuk lënë vend për gabime në një skuadër ku kërkesa e llogarisë është shumë e madhe por aspiratat e Memphis Depay për të progresuar janë në të njëjtat standarte .
Me francezët ish-i i Manchester United ka ditur të jetë shumë efikas përpara portës për arsye se zhvilloi një sezon për tu duartrokitur , me 22 gola dhe 12 asiste në 40 takime .



