Julian Alvarez, prioritet për Barcelonën

Julian Alvarez, prioritet për Barcelonën

Tek Barcelona ka filluar puna referuar merkatove vijuese.

Traineri Hansi Flick bashkë me drejtuesit po analizojnë çdo element, i cili mund ti vijë në ndihmë ‘’ Azulgranëve ‘’.

 Një ndër to, në fakt prioritet absolut vijon të jetë Julian Alvarez. 

Argjentinasi ka arritur të shëndërrohet në një ndër më të mirët në 11-shen e Diego Simeones dhe tashmë sakrificat i janë shpërblyer me interesin e tyre. 

Por, presidenti i Atletico Madridit ka filluar të reagojë dhe po mendon strategjinë për të siguruar edhe më gjatë qëndrimin në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’. 

Duhet kujtuar se Mateu Alemany ka filluar eksperiencën me ‘’ Los Rojiblancos ‘’, i cili do të ketë shumë punë përpara për të siguruar qëndrimin e peshave të rënda dhe prurjeve të reja. 

25 vjeçari është një aset i çmuar për kryeqytetasit, një nuhatës shumë i mirë goli dhe i përzgjedhur rregullisht edhe nga traineri Lionel Scaloni tek Argjentina. 

Momentalisht thuhet se ish fituesit e La Ligas nuk janë të gatshëm të negociojnë për ishi-n e Manchester City-t duke qenë se po i jep një avantazh repartit të avancuar, të reflektuar në sezonin aktual me 9 gola dhe 4 asiste në 19 sfida. 

Për më tepër rivaliteti në Primera Division është tejet domethënës dhe një largim nga Madridi do të përforconte një kandidat potencial dhe rival direkt për titull. 

Besimi tek potenciali i golashënuesit nga Kordoba është absolut, i sikletshëm për çdo kundërshtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy