Kukësi-Skënderbeu, publikohen formacionet zyrtare

Kukësi-Skënderbeu, publikohen formacionet zyrtare

Duke filluar nga ora 16:45, do të luhet sfida mes Kukësit dhe Skënderbeut në "Loro Boriçi", e vlefshme për javën e 17-të në Abissnet Superiore. Verilindorët vijnë si favoritë në këtë sfidë dhe do të kërkojnë me çdo kusht fitore, për t’u afruar edhe më shumë me kreun dhe për të shpresuar më pas në një hap fals të Tiranës.

Në krahun tjetër, korçarët kanë treguar se mund t’i hapin probleme skuadrave pretendente dhe të njëjtën gjë do të kërkojnë të bëjnë edhe sot.

Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë maksimumin e pikëve. Pak minuta para fillimit të ndeshjes, dy trajnerët kanë zbuluar edhe formacionet zyrtare, me të cilët do të zbresin në fushë ekipet e tyre.

Trajneri italian i Kukësit, ka aktivizuar nga minuta e parë dy futbollistët e afruar në merkato nga Partizani, Musta dhe Gligorov, teksa Shkurtaj qëndron në stol. Te Skënderbeu e vetmja mungesë është ajo e mbrojtësit Vitija.

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Tafas, Musta, Lulaj, Marku, Bytyçi, Dragoshi, Gligorov, De Lukas,  Sh.Taipi, Gj.Taipi, Basha. Trajner: Diego Longo

SKËNDERBEU: Rexhepi, Meksi, Bajrami, Randi, Sadriu, Zguro, Zhan Viktor, Vangjeli, Mara, Berisha, Mensah. Trajner: Migen Memelli

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy