Mehmeti: Nuk e merituam humbjen ndaj Tiranës, duhet të ishim të qetë para portës

Mehmeti: Nuk e merituam humbjen ndaj Tiranës, duhet të ishim të qetë para portës

Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti, foli për MCN TV, pas humbjes me Tiranën në derbi.

Sipas tij, ekipi dinamovit nuk e meritoi humbjen, ndërsa shtoi se lojtarët duhet të ishin më të qetë para portës, për të shënuar.

Sot fillimi i lojës duhej menaxhuar më mirë. Te goli i parë duhet të ishim në linjë. Te goli i dytë nuk mund të ishim aq naivë, ndoshta duhej edhe faull taktik. Ky është futbolli, nga episodet vendoset. Na u desh të shpenzojmë shumë energji pasi nga 2-0, skuadra tregoi forcë dhe mentalitet duke barazuar. Mund të fitonim ndeshjen, por kundërshtari na ndëshkoi. Na vjen keq pasi nuk e meritonim për atë që dhamë në fushë. Duhet të jemi të kujdesshëm e të qetë para portës.

Te goli i pësuar u prishën balancat pasi Tiranës i imponuam ritmin. Kishim 2-3 raste para golit të Tiranës. Te goli i dytë u treguam të shpërqendruar pasi duhet të bënim faull taktik. Këto janë situatat në derbi.

Tirana më e fortë se ne apo jo, unë mendoj se ne bëjmë lojën tonë ndaj çdo kundërshtari. Ne dominuam në lojë, shkuam shpesh në zonën kundërshtare, por duhet të ishim më të qetë në finalizim. Patëm shumë raste, 3-4 me Denisson, Behiratche, Kaçorri, edhe Tirana mund të shkonte 3-0.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy