Atletico Madridi, gjen zëvëndësues për Conor Gallagher

Atletico Madridi, gjen zëvëndësues për Conor Gallagher

Duke qenë se është konfirmuar largimi i Conor Gallagher tek Atletico Madridi ka nisur puna për gjetjen e një tjetër elementi. ‘’ Los Colchoneros ‘’ kanë vepruar shpejt për ti garantuar Diego Simeones ecurinë e duhur i cili ka dhënë një kontribut që nuk do harrohet asnjëherë. 

Sfida në mesfushën e spanjollëve do të jetë e vështirë pasi do ti duhet të rivalizojë me Koken dhe Pablo Barriosin.

 Në fakt ‘’ El Cholo ‘’ ka zgjedhur Aleix Garcian i cili prej dy sezonesh po bën mirë në rradhët e Bayer Leverkusenit.

 Megjithatë edhe Luis Milla po monitorohet por si duket 28 vjeçari i ‘’ Aspirinave ‘’ e ka bindur më tepër numrin një të stolit, një ndër më të paguarit në botë.

 Mundësia për tu rikthyer në La Liga është shumë e madhe dhe dyert e ‘’ Wanda Metropolitanos ‘’ tashmë janë hapur për Aleix Garcian.

 Kualiteti i treguar ndër vite e klasifikon si një ndër prioritetet e ‘’ Los Rojblancos ‘’ për vijimësinë duke qenë se nxënësi i Kasper Hjulmand shquhet për karakterin kompetitiv dhe i jep një avantazh të dukshëm repartit në të cilin aktivizohet. 

Referuar sezonit aktual ishi i Gironas numëron 3 gola dhe 5 asiste në 23 sfida me ish fituesit e Bundesligës dhe interesin e kryeqytetasve pritet që ta analizojë me detaje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy