Milan Skriniar, do të largohet nga Interi, teksa i përfundon kontrata më 30 qershor dhe do të vazhdojë karrierën në Francë, te skuadra e PSG. Te Interi po punojnë për zëvendësuesin dhe duket se e kanë gjetur në Premier League. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se zikaltërit janë pranë transferimit të mbrojtësit spanjoll, Cesar Azpilicueta. Ky i fundit ka vendosur të largohet nga Chelsea dhe e ardhmja mund të jetë në Itali. Marrëveshja duket shumë pranë me lojtarin 34-vjeçarin, i cili ka edhe një vit kontratë me klubin londinez, por anglezët nuk do i bëhen pengesë në aventurën e re.



