
Sulmuesi Harry Kane është shëndërruar në një ndër protagonistët e merkatove sidomos në të fundit sepse u pretendua me shumë këmbngulje nga Manchester City . Sezoni aktual nuk ka të njëjtën përmbajtje në krahasim me të mëparshmit sepse ‘’ Uragani ‘’ po vuan shumë faktin e arritjes tek golat dhe deri më tani ka shënuar 1 gol dhe 1 asist në 8 ndeshjet me ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ .
Ky fakt thekson një rënie drastike të rendimentit të anglezit i cili në vitet pararendëse ishte një ndër më produktivët duke shkaktuar interesin e shumë skuadrave të njohura .
Por nëse kthehemi paksa mbrapa në kohë , 28 vjeçari vijon ti qëndrojë besnik idesë që lidhet me aktivizimin në një klub që garanton trofe , ëndërr të cilën me Tottenhamin do ta ketë shumë të vështirë për ta realizuar .
Të besuarit e Nuno Espirito Santos e kanë filluar keq sezonin dhe ky ngërç ka të bëjë në një farë mënyre edhe me mungesën e efikasitetit të Harry Kane përpara portës .
Ky ritëm i Tottenhamit mund të shkaktojë largimin e bomberit britanik nga ‘’ White Hart Lane ‘’ gjatë verës , operacion që nëse do të ketë sukses mund të konsiderohet ndër më të bujshmit e meraktos .
Por karriera e pilarit të kombëtares së ‘’ Tre Luanëve ‘’ mund të ndryshojë 360 gradë në verë , hipotezë që përputhet me idetë e Harry Kane-s i cili kërkon pasurimin e kurrikulumit në aspektin kolektiv .



