
Kalimi tek Lecce ka rezultuar një goditje në shenjë për Samuel Umtiti , të cilit tashmë i është rikthyer buzëqeshja .
Francezi ka avancuar siç duhet , pavarësisht se përfaqëson ngjyrat e një ekipi të dorës së dytë dhe tanimë është bërë pjesë e planeve të Interit.
Zikaltërit , sipas ‘ As ‘ e konsiderojnë 29 vjeçarin zëvëndësuesin e Milan Skriniar, i cili do të transferohet tek Paris St Germain në fundin e sezonit dhe duke ditur se ishi i Lyonit nuk bën më pjesë në planet e Xavi Hernandezit , besohet se ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ do të jetë destinacioni i ardhshëm i qendërmbrojtësit.
Ky transferim do ti vinte shumë në ndihmë Barcelonës, drejtuesit e të cilës kërkojnë reduktimin e rrogave për tu fuqizuar gjatë merkatos dhe në këtë histori meriton një mirënjohje edhe traineri i Lecces Marco Baroni i cili e ka mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe Samuel Umtitin.
Ky rast ka rikonfirmuar edhe njëherë se pasioni gjithmonë e bën diferencën dhe se ulje-ngritjet janë një etapë e cila të shërben për tu përmirësuar në të ardhmen.



