
Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini, vlerësoi në maksimum Real Madrid, kundërshtar me të cilin do të përballen në finalen e Superkupës Europiane.
Gasperini deklaroi se përballë është ekipi më i suksesshëm në botë, por kërkoi nga ekipi i tij që të luajnë me krenari.
Vijmë të luajmë një ndeshje prestigji të madhe. Do të jemi me entuziazmin e zakonshëm dhe me dëshirën për të mahnitur ata që na ndjekin. Përballemi me ekipin më të suksesshëm në botë. Duhet të luajmë me krenari për të zhvilluar një ndeshje të madhe.
Tekniku zikaltër foli me superlativa edhe për trajnerin kundërshtar, Carlo Ancelotti.
Ajo që ka bërë Ancelotti është për ta parë të gjithë, ai është një referencë për të gjithë trajnerët në botë, ai përfaqëson trajnerin fitues. Ne e njohim njëri-tjetrin. Për një kohë të gjatë, ndoqëm një kurs në Coverciano së bashku, ai ishte duke trajnuar Juventusin kur unë drejtoja Primavera-n, e jona është një marrëdhënie me respekt të madh, është mirë të gjejmë veten në një finale evropiane shumë prestigjioze, ai sigurisht që është mësuar më shumë.



