Nuk siguruan dot mbijetesën, Bylis njofton “divorcin” me 13 lojtarë

Nuk siguruan dot mbijetesën, Bylis njofton “divorcin” me 13 lojtarë

Bylis ishte një nga skuadrat që luftoi deri në javën e fundit për të siguruar mbijetesën, por nuk ia dolën dot.

Sezonin e ardhshëm, ballshiotët do të luajnë në Kategorinë e Parë, aty ku do të kërkohet përsëri rikthimi në elitë.

Këtë të mërkurë, Bylis ka njoftuar largimin e 13 lojtarëve. Bëhet fjalë për Stivian Janku, Aleksandër Damçevski, Vasil Zhongo, Mevlan Adili, Vangjel Zguro, Joalisson Santos, Kristi Kote, Esquerdinha, Charles Atchimene, Anthony Beji, Tomoiuki Doi, Brice Tutu dhe Abu Danladi.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Të nderuar sportdashës mallakastriotë, mbyllja e sezonit nuk ishte ajo që donim e që shumë kishim ëndërruar, por ju premtojmë se do të rikthehemi më të fortë!

Nga sot kemi nisur punën për sezonin e ri, ndaj ju bëjmë me dije se: Stivian Janku, Aleksandër Damçevski, Vasil Zhongo, Mevlan Adili, Vangjel Zguro, Joalisson Santos, Kristi Kote, Esquerdinha, Charles Atchimene, Anthony Beji, Tomoiuki Doi, Brice Tutu dhe Abu Danladi nuk janë më pjesë e jona.

Klubi ynë i falënderon për kontributin e dhënë dhe iu uron suksese në vijimin e karrierës së tyre!

Së bashku më të fortë, së bashku me Bylisin!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy