
Milani ia doli të rikthehet në Champions League pas plot 7 viteve mungesë dhe nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.
Te kuqezinjtë kanë nisur nga puna për të krijuar një skuadër që të jetë konkurruese për sezonin tjetër. Në këtë situatë, pasi u zyrtarizua afrimi i portierit Mike Maignan, duken shumë afër edhe dy firma të tjera.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se italianët kanë arritur marrëveshjen për blerjen e mbrojtësit Fikayo Tomori. Ky i fundit u bashku me skuadrën e Piolit në merkaton e janarit dhe paraqitjet e shkëlqyera, kanë bindur drejtuesit për të blerë kartonin e tij.
Shumë afër duket marrëveshja edhe për afrimin e Olivier Giroud. Sulmuesit francez i përfundon kontrata me Chelsean në 30 qershor dhe mund të bashkohet me Milanin falas.



