Milan i shkel syrin Christensen

Milan i shkel syrin Christensen

 Dëmtimi i Simon Kjaer e ka lënë të çalë Milanin në prapavijë dhe  drejtori sportiv Paolo Maldini është  vënë në ndjekje të një elementi që mund ti ndryshojë ecurinë mbrojtjes . Andreas Christensen konsiderohet një opsion ideal  nga Stefano Pioli dhe italianët kanë shansë për ta transferuar danezin në ‘’ San Siro ‘’ sepse nuk ka akorduar me Chelsean rinovimin e kontratës  e cila përfundon në 30 qershorin e 2022-shit. 

Ky fakt avantazhon Milanin për të  qenë më afër 25 vjeçarit  gjatë merkatos së janarit , operacion që ndoshta mund të vlerësohet nga ‘’ Blutë e Londrës ‘’ sepse do ti shërbente fuqizimit të arkave dhe njëkohësisht do të evitonte largimin e  mundshëm të nordikut me parametër zero në fundin e sezonit .

Duke iu referuar këtij  operacioni duhet të theksohet se Milani do ta ketë shumë të vështirë për ta larguar  nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ për arsye të rëndësisë së ishi-t të Borussia Monchengladbah në skemat e Thomas Tuchel , trainer që ia ka ndryshuar krejtësisht fytyrën kryeqytetasve dhe gjeneron shumë entuziazëm për të vijimësinë. 

Vlerat  e Andreas Christensen i imponojnë drejtuesve  nga Londra të bëjnë maksimumin gjatë javëve të ardhshme  për të firmosur rinovovimin me qëndërmbrojtësin dhe të mos devijojnë nga rruga e suksesit së arritur në sezonin e  kaluar .

Rëndësia e tij tek Chelsea automatikisht e largon Milanin nga ky akord sepse ka përballë një skuadër që zor se bën gabime të kësaj natyre sepse është e ndërgjegjshme se lufta për trofe ashpërsohet çdo sezon .

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy