Dinamo është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa ditën e sotme mposhti 2-0 Turbinën, në një ndeshje me shumë vuajtje për blutë.
Dinamovitët kaluan në avantazh vetëm në minutën e 83-të me Preloshin, pasi më herët Turbina mbeti me 10 lojtarë, pasi Brahja u ndëshkua me të kuq.
Në minutën e 96-të, ishte Prodani që vulosi shifrat në 2-0. Me këtë fitore, Dinamo merr përkohësisht kryesimin me 18 pikë, 1 më shumë se Flamurtari, që nesër përballet me Skënderbeun.
Ndërkohë sfida tjetër mes Apolonisë dhe Burrelit, i mbyll në barazim 1-1, me fierakët që shënuan në minutat e fundit, duke shmangur humbjen.



