
E ardhmja e Xavi Simons është shëndërruar në një ndër temat më pikate të merkatos verore.
Mesfushori zhvilloi një sezon për tu duartrokitur në rradhët e Leipzigut dhe sipas ‘ Bild ‘, thuhet se do ta marrë së shpejti një vendim për të ardhmen.
Hollandezit i skadon kontrata me Paris St Germain në 2027-tën por sipas informacioneve të fundit, mund të huazohet përsëri.

Në Bundesligë do të zhvillohet një duel i ashpër ndërmjet Bayern Munchenit dhe Leipzigut për 21 vjeçarin dhe duhet theksuar se ish klubi i tij Psv Eindhoveni do të përfitojë një përqindje nga kjo shitje.
Një fakt që s’duhet anashkaluar është se Leipzigu mund t’i ofrojë aktivizimin si titullar dhe diçka e tillë do të ishte një sukses për këtë lojtar.
Në sezonin e shkuar Xavi Simons zhvilloi 43 sfida, të shoqëruara me 10 gola dhe 15 asiste, në një ndër pesë kampionatet më prestigjozë të kontinentit të vjetër.
Duke qenë se nuk llogaritet më nga Luis Enrique, besohet se largimi nga ‘’ Parque de Prince ‘’ është i paevitueshëm, ndoshta tek bavarezët ose ‘’ Demat e Kuq ‘’.



