Liverpool zbardh planin B për mesfushën

Liverpool zbardh planin B për mesfushën

Objektivi kryesor i Liverpoolit për mesfushën vijon të jetë Jude Bellingham , lojtar për të cilin janë në garë disa ekipe të elitës.

‘’ The Redsat ‘’ janë të vetëdijshëm se akordi me anglezin s’do të jetë aspak i lehtë për arsye se prapa derës vijon të jetë Real Madridi dhe duke iu referuar këtij fakti , gjigandët e Premier Leagues dhe jo vetëm tashmë po vëzhgojnë një tjetër element.

Sipas ‘ TalkSport ‘ , Jurgen Kloppi ia ka vënë syrin Mateo Kovacicit, lojtar që i përmbush pritshmëritë gjermanit dhe do të shkaktonte pa dyshim një risi në mesfushë.

Kroati shquhet për vizionin në lojë, është një përdorues i shkëlqyer i topit dhe në të shumtat e rasteve mund të rezultojë determinant në goditjet , sidomos ato nga distanca, pa harruar as efikasistetin në prapavijë.

Megjithatë, Liverpooli do ta ketë shumë të vështirë për arsye të rëndësisë së 28 vjeçarit tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ , drejtuesit e të cilëve në shumë raste e kanë deklaruar se pretendojnë qëndrimin e ishi-t të Interit në ‘’ Stamford Bridge ‘’.

Todd Boehly investoi fuqishëm në dy merkatot e fundit dhe objektivi në vijueset do të jetë rikuperimi me shitjet e disa lojtarëve , të cilët nuk e kanë bindur Graham Potterin.

Gjithsesi  pretendimi i kryeqytetasve i tejkalon 40-50 milionë eurot dhe duke ditur situatën aktuale të tyre , rivalët direktë mund të kenë shanse për ta transferuar  Mateo Kovacic në ‘’ Anfield Road ‘’ gjatë verës.

 

           

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy