
Merkatoja e ardhshme pritet shumë e vrullshme tek Lazio , ekip q֝ë është drejt një revolucioni i cili do ti hapë rrugën sukseseve .
Bardhekaltërit duan të shëndërrohen në një rival për tituj dhe po vijojnë luftën për arritjen deri në këtë stad që sigurisht do të ketë vështirësitë e veta.
Sergej Milinkovic- Savic është ndër të parët që mendohet se do ti japë lamtumirën ‘’ Olimpicos ‘’ por drejtuesit e kryeqytetasve kanë përfshirë edhe Luis Alberton për të cilin interesohen Atletico Madridi dhe Sevilla.
Maurizio Sarri nuk e ka gjetur elementin e duhur sepse 29 vjeçari vijon të mos përshtatet me lojën e italianit dhe drejtuesit lacialë kanë menduar të reduktojnë çmimin nga 40 deri në 30-35 milionë euro për shitjen e ishi-t të Liverpoolit.
“ Los Colchoneros “ dhe andaluzët konsiderohen destinacione cilësore për vijimin e karrierës, me shumë gjasa aty ku filloi të spikasë , ekzaktësisht tek Barcelona.
Gjashtë vite të suksesshme në Serinë A kanë marrë edhe vëmëndjen e Milanit dhe Interit që do të zhvillojnë një tjetër derbi për një mesfushor shumë cilësor që i ka dhënë përparësi fazës ofensive të kryeqytetasve me kreativitetin dhe asistet e tij.
Futbolli natyrisht ia ka rikompensuar kaq shumë vite sakrificë dhe punë të vazhdueshme dhe e ardhmja nuk mund të parashikohet sepse çdo ekip i interesuar ka shumë rëndësi si në kampionatin ku përfaqësohet ashtu edhe në Europë , fakt që e lë të hapur këtë garë që do të përcillet me shumë emocione në merkaton e verës.
Sezoni po shkon mbarë për Luis Alberton që numëron 4 gola dhe 8 asiste në 28 sfida të cilit i mbetet kohë për tu përfunduar dhe nga ky futbollist priten gjëra shumë pozitive.



